16,11,2024

Detajet e varrimit të puçistëve turq në “varrezat e tradhtarëve”

Must Read

Derisa shteti turk është në proces të kthimit të dënimit me vdekje për përgjegjësit e grusht shtetit, toka për varrimin e puçistëve të vrarë është ndarë.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş ka ndarë një parcelë për “varrezat e tradhtarëve”, për të cilën thotë se do të presë njerëzit e mallkuar të komplotit, transmeton Koha.net.

Viktimat e puçit, policë dhe civilë janë varrosur me nderime shtetërore, kurse ata nga ana e puçistëve kanë mbetur pa u varrosur ngaqë kryetari i qytetit Ordua nuk ka pranuar që ata të varrosen në tokën e atij qyteti.

Si rezultat i kësaj kryetari i Stambollit ka marrë këtë hap për ndarjen e tokës për “varrezat e tradhtarëve”, pasi një puçist është varrosur në oborrin e shtëpisë së tij nga pamundësia të varroset në varrezat e qytetit. I pari i Stambollit, gjithashtu, ka thënë se puçistët “nuk do t’i shpëtojnë ferrit”.

Nga Drejtoria e Çështjeve Fetare në Turqi është bërë e ditur se për puçistët nuk do të ketë shërbime fetare gjatë varrimit dhe nuk do të ketë emra në epitaf.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img