13,01,2025

Detaje shokuese, ja ç’bënte Gentian Hoxha brenda dyqanit që shpërtheu

Must Read

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotëm brenda një dyqani celularësh, duke lënë të plagosur rëndë pronarin e dyqanit, njëherësh personi që shiste dhe merrej me servisin e celularëve.

I riu 34-vjeçar Gentian Hoxha, ishte duke punuar në tavolinën e punës kur papritur ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm. Express mëson se 34-vjeçari po montonte një minë me celular, ndaj dhe shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Po ashtu, lëndimet që ka pësuar Hoxha janë shumë të mëdha. Duart i janë prerë, ndërsa ka dëmtime të mëdha në këmbën e majtë dhe në fytyrë. Të parët që kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë qenë qytetarë të rastësishëm në rrugën “Qamil Guranjaku”, pranë Drejtorisë së Higjineës, institucion që ndodhet shumë pranë edhe Ambasadës Amerikane.

Zyrtarisht policia tha që shpërthimi ka ndodhur nga një lëndë ende e papërcaktuar, por Express mëson nga burime të grupit hetimor se bëhet fjalë për një minë të cilën Gentian Hoxha ishte duke punuar për ta montuar në një celular.

34-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga pamjet e rënda të kësaj ngjarje, shihet edhe në foto, sesi 34-vjeçari i ka thuajse të gjymtuar gishtërinjtë e duarve./Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Krasniqi dhe Hamza në Ferizaj: Vota juaj për PDK-në është votë për një Kosovë ma të mirë

Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img