21,04,2025

Detaje nga vdekja e dy vajzave mbrëmë në Prishtinë: Po ktheheshin nga ndeja e fundvitit e një banke

Must Read

Mbrëmë kanë vdekur dy punëtore të një banke që operon në gjithë Kosovën. Gazeta Express mëson se të ndjerat po ktheheshin nga ndeja e punës e organizuar për fundvit që u mbajt mbrëmë në periferi të kryeqytetit. Policia ka dhënë inicialet e viktimave bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeçare dhe K. H ( femer ) 31 vjeçare.

Në këtë bankë (emri s’i publikohet qëllimisht), njëra prej viktimave ishte punëtore e tjetra praktikante, thanë burime të Gazetës Express.

Rasti po cilësohet si vetakasident ku lënime kanë marrë edhe dy persona tjerë, ngasësi i veturës dhe një tjetër pasagjer.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. Lendime te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane nderruar jetë”, tha ajo.

Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.

Shumë shpejt detaje të reja nga rasti…./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit gazetarit ferizajas Sylejman Shaqiri, ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img