Detaje nga rrëzimi i aeroplanit në Zvicër ku vdiqën 20 persona

Must Read

Zyrtarët thanë se 11 burra dhe nëntë gra, shumica prej tyre nga Zvicra janë vrarë.

Në mesin e pasagjerëve ishte edhe një çift austriak.

Sipas autoriteteve hetimet janë duke u zhvilluar. Thuhet se në bord kishte shpërthyer një zjarr që mund të ketë shkaktuar edhe përplasjen.

Aeroplani i vjetër që u përplas të dielën i ndërtuar më 1939, kishte kryer mbi 10.000 orë fluturime dhe rregullisht është kontrolluar për shkak të vitit të prodhimit.

Inspektimi i fundit kishte ndodhur në fund të korrikut derisa nuk ka histori të problemeve teknike të mjetit fluturues.

Aeroplani drejtohej bazuar në shikim dhe harta ndryshe prej instrumenteve moderne por që të tre anëtarët e bordit kishin më shumë se 30 vjet përvojë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img