10,09,2025

“Despacito” me çifteli

Must Read

Një person që mban veshje tradicionale e çifteli me të cilën nxjerr tingujt e melodisë së këngës “Despacito” tërheq vëmendjen e secilit kalimtar, e sidomos të një grupi vizitorësh nga Portugalia.

Dy vajza prezantohen si gazetare përderisa shkrepin foto përballë Fatmir Makollit, shkruan Koha Ditore. Kur instrumentisti i pyet nëse e njohin melodinë, njëra prej tyre përgjigjet: “Si jo? Tashmë ‘Despacito’ është bërë sikurse një virus”.

E pikërisht “virusi” i shpërndarë gjithandej botës përgjatë vitit 2017 e ka bërë Fatmir Makollin që t’i hyjë një projekti të ri. Makolli (58) njihet për përformancat e tij me çifteli dhe promovimin e këtij instrumenti.

“Kemi një këngë që dëgjohet gjithandej botës dhe nëpërmjet saj do të njihet instrumenti shqiptar në tërë botën”, thotë ai midis pauzave të xhirimeve në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Kënga e publikuar në fillim të këtij viti është shndërruar në një hit botëror përgjatë verës. Numëron mbi 3 miliardë klikime në “YouTube” përderisa sipas parashikimeve është kënga e vetme që këtë vit mund të kapë 4 miliardë klikime

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img