Lajme

Dështon Komisioni, nuk ka kuorum

By FerizajPress

April 19, 2016

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që përveç anëtarëve nga opozita, të cilët me muaj janë duke i bojkotuar këto komisione, kanë munguar edhe anëtarët nga pozita.

Deputetët Xhavit Haliti dhe Luljeta Veselaj-Guta nga PDK-ja janë anëtarë të këtij komisioni por që munguan në mbledhjen e sotme./kp