05,05,2024

Dëshmori Sadik Bega-Mortaja i kthehet Ferizajt në bronz për tu bërë i pavdekshëm

Must Read

Qindra qytetarët, krerë institucionesh lokale dhe qendrorë, familjarë të dëshmorëve, veterane e invalidë të luftës, këtë të mërkurë morën pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant i njësisë speciale Shqiponja.         14501946_10208759967734871_2002742715_n

Një evokim të kujtimesh për Sadik Begën-Murtajën ka dhënë deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica me c’rast ka thënë se sot po kujtojmë e po nderojmë një faqe të re e shumë të ndritshme të historisë sonë.

“Kjo ditë është simbolike për të gjithë ne, në shenjë respekti, deri në përulje, për të gjithë Dëshmorët e Kombit dhe të Komunës sonë. Është datë që secilin nga ne e bën të kthehemi pas e të ripërjetojmë kohën kur jetonim e bashkëvepronim me heronjtë. Në këtë datë të 28 Shtatorit, secili nga që përjetuam ato kohë të lavdishme, kemi emocione të përziera, kemi kujtime të veçanta, kemi krenari e dhimbje të veçanta. Para 18 vjetëve, nga këtu ku jemi sot, mund të dëgjoheshin shumë qartë zhurmat shurdhuese të artilerisë që po zbrazej në Jezerc, mund të dëgjoheshin edhe krismat e armëve, ndoshta edhe të kalibrave më të vegjël. Atje në Jezerc po zhvillohej një nga betejat më të fuqishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atje çudirat po e çudisnin edhe veten. Jezerci ishte mbërthyer nga të gjitha anët, po grantohej nga afro 20 pika të ndryshme me artilerinë më të rëndë që kishte pushtuesi”, ka thënë Reçica.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, në këtë manifestim ka thënë se ne e kujtojmë sot e përherë, me nderimin më të lartë Epopenë e Jezercit, epopenë e flijimit sublim të të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve që ranë për lirinë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë ne u kthehemi vlerave tona më të çmuara, sakrificës së madhe që dha ky popull për të qenë i lirë në trojet e veta.
“Ne e kujtojmë sot me respektin më të madh sakrificën e dëshmorit Sadik Bega dhe të shokëve të tij në Betejën e Jezercit, s
epse duke kujtuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët e luftës për çlirim nga robëria, ne ia kujtojmë vetes çmimin që ka shija e lirisë, për të cilën breza të tërë ëndërruan dhe u përpoqën pareshtur.
Heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që ranë në luftë, shkuan në përjetësi duke e kryer në mënyrën më shembullore detyrën e vet atdhetare e njerëzore. Çmimi që ata paguan, nuk mund të matet me asgjë tjetër, pos me çmimin e të qenit të lirë, për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen tonë më të mirë e më të begatshme. Sot, 18 vjet më vonë, ne po ecim lirshëm, duke i ndërtuar jetët tona një realitet, i cili vetëm 18 vjet më parë ishte krejt ndryshe”, ka thënë nënkryetari Zariqi.

Edhe ish komandanti i zonës operative të Nerodimës Shukri Buja, ka thënë se zbulimi shtatores së dëshmorit Sadik Bega-Mortaja po bëhet në ditën më të qëlluar të qytetit të Ferizajt.

“Unë u ndjeva shumë i vogël para shtatores, dhe t’ju them të drejtën kam dëshirë që qytetit të Ferizajt t’i urojë për këtë shtatore të komandantit të njësisë speciale “Shqiponja” Sadik Bega-Mortaja”, ka thënë Buja.

Ndërsa kryetari i organizatës së veteraneve të luftës së UCK-së Rafiz Sejdiu, ka përshëndetur të gjithë të pranishmit ka thënë se amanetin e dëshmorit Sadik Bega, po e përcjellin shokët e tij të luftës.

Ndërsa nëna e dëshmorit Zelije Bega, ka thënë se në këtë ditë po ndjehet krenare, që djalin e saj ja fali atdheut.
Në fund të këtij manifestim u vendosen kurora të freskat me lule tek shtatorja e dëshmorit, Sadik Bega-Mortaja si dhe u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.
14502050_10208759965974827_1238351116_n 14518212_10208759962574742_829271721_n 14518268_10208759965014803_650521722_n  14518218_10208759965734821_2110480952_n

14527435_10208759964934801_1018930885_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img