Deri në orën 15:00 është bërë e ditur se gati 25 përqind e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për zgjedhjet për kryetarë komunash, në këtë raund të dytë, shkruan Express.
Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar përqindjen e daljes së qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, 24,95 për qind është regjistruar të jetë dalja e votuesve që kanë votuar në vendvotime të proceduara në komunat të cilat kanë shkuar në balotazh.
Në orën 11:00, KQZ-ja kishte publikuar përqindjen e daljes së votuesve në zgjedhje, e cila ishte 6.90 për qind. Krahasuar me raundin e parë deri në orën 11 kishin votuar 8,7% e qytetarëve me të drejtë vote.
Klikoni KËTU për të ndjekur përqindjen e votuesve. /Express/