23,12,2024

Deri më 14 tetor definohet kufiri mes jugut dhe veriut të Mitrovicës

Must Read

Ekipet negociatore të Prishtinës dhe Beogradit në takimin e fundit, me ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur pajtimin që kufiri në mes të dy komunave të Mitrovicës të definohet deri më 14 tetor të këtij viti. Portali “Kossev” në veri të Mitrovicës ka përcjellë disa nga vendimet që janë marrë në takimin e fundit, e që janë pajtuar të tri palët në procesin e bisedimeve në Bruksel, BE-ja, Prishtina dhe Beogradi.

Sipas marrëveshjeve të arritura, të dielën më 14 gusht do të fillojë procesi i të ashtuquajturit rivitalizim i urës kryesore mbi lumin Ibër. Pas përfundimit të punëve të ristrukturimit, ura do të jetë krejtësisht e hapur më 20 janar 2017. Ky është afati më i ri që kanë caktuar ekipet negociatore. Gjithashtu me fillimin e rivitalizimit të urës do të fillojë gjithashtu edhe rivitalizimi i rrugës kryesore të Mitrovicës së veriut.

Rruga kryesore në veri të Mitrovicës “Mbreti Peter I”, e cila fillon nga ura kryesore e Ibrit, do të shndërrohet në zonë për këmbësorë, ndërkohë që në dy anët e urës në drejtim të “Lagjes së Boshnjakëve”, “Tre soliterëve” dhe të Suhadollit do të ndërtohen rrethrrotullime. Këto janë detaje të reja që kanë dalë nga takimi i fundit i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,shkruan gazeta “Zëri”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img