Sport

Derbi i “komshinjëve” i takoi Çelikut. Kf Çeliku(Ferizaj) : Kf Vjosa(Shtime) 3-2

By FerizajPress

October 16, 2017

Ferizaj. 15.10.2017. Në kuadër të javës së Tetë (8) të Ligës së dytë-Grupi B të Republikës së Kosovës, sot me 15.10.2017 u zhvillua derbi i fqinjëve ku në fund fitoi ekipi i Kf Çelikut me rezulltat 3-2. Ndeshja ishte e mire dhe me raste të shumta, dhe dyja ekipet kanë pasur raste e tyre, por në fund me efikas dhe më të vëmendshëm u treguan ekipi i Kf Çelikut. Dyja ekipet zhvilluan futboll të bukur dhe atraktiv, dhe rezulltati ka mund të ndryshojë edhe në dobi të njërës edhe në dboi të tjetrës. Pjesa e pare përfundoi me rezulltat të barabartë 2-2. Fillimisht musafirët kaluan në epërsi të parët përmes Flamur Musliut, për të barazuar rezulltatin Taulant Hashani pas asistimit të Shpejtim Muhaxherit. Për rezulltatin 1-2 në dobi të Vjosës shënoi Adnan Ademaj, kurse rezulltatin për Kf Çelikun në minutën e fundit të pjesës së pare e barazoi Shpejtim Muhaxheri pas asistimit të Fatlum Hajrullahut. Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për nga rastet e shënimit, kurse më të vëmendshëm u treguan lojtarët e Kf Çelikut, të cilët shënuan përmes Ymer Hoxhës pas asistimit të Shpejtim Muhaxherit. Lojtari i ndeshjes pa dyshim ishte kapiteni i ekipit Kf Çeliku Shpejtim Muhaxheri me 1 goll të shënuar dhe dy asistime. Duhet cekur se edhe referimi ishte në nivel dhe pa vërejtje nga dyja ekipet. Ndeshja e radhës për ekipin e Kf Çelikut do të jetë derbi lokal me ekipin e Tefik Çanka.