21,12,2025

“Der Spiegel” kritikohet ashpër për karikaturën me Trumpin

Must Read

Një pjesë e mediave gjermane e kritikuan karikaturën, ndërsa Graf Lambsdorff, zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian e cilësoi si diçka pa shije. Vetë autori i karikaturës, Elde Rodrogez tha se imazhi paraqiste ekzekutimin me prerje koke të demokracisë.

Analistët thonë se karikatura pasqyron edhe dëmtimin e raporteve mes SHBA dhe Gjermanisë, pasi Trump kritikoi ashpër politikën me dyer të hapura për emigrantët të kancelares Angela Merkel, njofton Top Channel.

Kopertina e “Der Spiegel” është e ngjashme me atë që u shfaq në intervistën York Daily Neës në dhjetor 2015, ku gjithashtu shfaqej Trump pasi i kishte prerë kokën Statujës së Lirisë. Reagimi publik ndaj karikaturës më të fundit ishte mjaft i ndarë, ashtu si për çdo gjë në lidhje me Trump.

Shumë njerëz thanë se ishte e tepruar, ndërsa të tjerë që tregonte të vërtetë. Ata më gjakftohtët ndërkohë, mes publikut të gjerë dhe analistëve, mendojnë se kjo karikature është pikërisht ajo që i duhet Trump për ta përdorur kundër mediave që shpesh i sulmon.

se

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img