02,07,2025

Deputetja Emini e bindur se pas votimit te demarkacionit, do të vijë liberalizimi

Must Read
Njomza Emini

Ajo ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjes së demarkimit me Malin e Zi është kushti kryesor për të marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave, kurse lufta kundër korrupsionit do të jetë një kusht i vazhdueshëm që do ta përcjellë vendin jo vetëm në çështjen e liberalizimit, por edhe në proceset tjera integruese.

“Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor ballafaqohen me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, porse të gjithë kanë lirinë e lëvizjes me shtete anëtare të Shengenit. Prandaj, mendimi i disave se nuk do të ketë liberalizim pa përfunduar lufta kundër korrupsionit nuk qëndron sepse kjo luftë është permanente dhe kërkon kohë. Gjykoj se aktualisht luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të shumëfishohet, sepse me trendin aktual të luftimit, vështirë se do të arrihen rezultate të prekshme”, ka thënë Emini.

Ndërkaq sa i përket 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, Kryetarja e Komisionit për Integrime, ka thënë se këto shtete nuk do ta bllokojnë Kosovën në rrugën e saj integruese, për faktin se këto shtete në mënyrë verbale e kanë përkrahur integrimin e Kosovës në BE.

“Mendimin tim e bazoj pikërisht në mosbllokimin që i është bërë Kosovës nga Parlamenti Evropian, nga Komisioni Evropian, në gatishmërinë e 5-shës mosnjohëse që të pranojnë një mënyrë ndryshe të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së, duke mundësuar kështu anashkalimin e nevojës për nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga secili shtet anëtarë (rrjedhimisht edhe 5-shës mosnjohëse) duke u nënshkruar direkt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Emini.

Ajo  ka shpjeguar se presidencën e BE-së aktualisht e ka Sllovakia, një shtet që nuk ka njohur Kosovën. Përkundër mosnjohjes, në shumë tryeza, shefi i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Po ashtu vitin e kaluar ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias vizitoj Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën në integrimet evropiane. Janë vetëm disa shembuj që tregojnë se 5-shja mosnjohëse nuk është e interesuar që të bllokoj Kosovën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Njomza Emini, Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img