Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se ajo është në politikë për të kontribuuar në sektorin e arsimit.
Ajo në një emision të RTV Dukagjini ka treguar se një kohë të gjatë ka punuar si mësimdhënëse e lëndës së Matematikës.
“Gjendja në arsim nuk është e mirë, krahasuar me kohën kur ne kemi qenë studentë. Kjo gjendje nuk është pasojë e ndonjë subjekti të caktuar politik, por e gjithë shoqërisë, pa i ikur përgjegjësisë”.
Sipas deputetes së AAK-së, sektori privat është shkaktari kryesor për gjendjen e rëndë ne Arsim.
“Nga universitetet dalin mësimdhënësit në radhë të parë. Fatkeqësisht kemi një numër të madh të mësimdhënësve nga kolegjet private edhe pse ligji ua ndalon atyre të ‘prodhojnë’ mësimdhënës”.
Haxhiu ka thënë se gjendet në AAK, për shkak të liderit të kësaj partie liderit të AAK-së.
“Fjala që jep Ramush Haradinaj, përkushtimi i tij, vizioni i tij. Unë besoj te vendimet vendimet që merr ai”, ka thënë deputetja Haxhiu, përcjell Telegrafi.
Ajo ka thënë se në politikë është pikërisht për shkak të trajnimeve të shumta që ka ndjekur në fushën e arsimit.
“Personalisht kam 2,700 orë trajnime në arsim dhe 37 certifikata”, ka deklaruar Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Must Read