17,11,2024

Deputetja Adelina Grainca falënderon qytetarët për besimin e dhënë

Must Read

Deputetja Adelina Grainca, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 Shkurtit u radhit në mesin e deputetve nga Ferizaj në subjektin politik të PDK-së.

Grainca në këtë falënderim  është zotuar edhe njëherë se do të jetë zëri i qytetarëve  dhe  me përkushtim të madh të adresoj çështjet për të cilat shqetësohen qytetarët e Kosovës.

Është kjo kandidatja më e re e cila ishte befasi në radhët e PDK-së.

Ky është postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Familjarë e miq,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ndihem shumë e nderuar që kam marr besimin tuaj për të qenë deputete në Kuvendin e Republikës.

Siç e kam thënë edhe gjatë fushatës, do të përhiqem që me përkushtim të madh të adresoj çështjet për të cilat shqetësohen qytetarët e Kosovës.

Duke qenë grua, unë e kuptoj thelbësisht pozitën e gruas në Kosovë. Duke ardhur në politikë nga fusha e biznesit, unë i kuptoj thellësisht shqetësimet e punëtorëve dhe punëdhënësve.

Prandaj, do t’i bëjë bashkë këto dy karakteristika për ta ndryshuar gjendjen. Gjë më e rëndësishme për bizneset sot është që krahas obligimit ligjor për punësim më të madh të grave, obligim ky që do të angazhohem të zbatohet, do të punoj të ndërtohen mekanizma institucional që i mbështesin bizneset për ta arritur këtë barazi.

Ato janë arsimi dhe trajnimi profesional i fuqisë punëtore. Bursat janë mjet që e sanon një gjë të tillë. Po ashtu, lehtësirat tatimore për punësim në përgjithësi, e për punësimin e grave në veçanti.

Unë këto prioritete kam dhe me to po e marrë detyrën në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndaj sot dua të falënderoj të gjithë ata qytetarë të Kosovës, dhe në veçanti të Komunës së Ferizajit për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë.

Falënderoj anëtarët dhe strukturat e PDK-së për punën e madhe që kanë bërë, për besimin që ma kanë dhënë ta përfaqësoj PDK-në.

E di që  nuk ka qenë fare e lehtë mbështetja dhe puna për PDK-në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për PDK-në, duke e njohur situatën nëpër të cilën po kalon PDK-ja me mungesën e dy figurave historike të PDK-së dhe Kosovës, z.Hashim Thaçi e z.Kadri Veseli.

Ndaj kemi përgjegjësi të madhe për ta kthyer PDK-në aty ku e ka vendin, në krye të proceseve për vendin, si partia që i dha Kosovës shumë personalitete nga lufta çlirimtare e deri te pavarësia e forcimi i shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sot jemi në prag të konstituimit të legjislaturës së re të Kosovës dhe dua që të ju falënderoj nga zemra për krejt angazhimin që unë të jem zëri i juaj në Kuvendin e Republikës.

Falënderoj mediat që na kanë përcjellë në aktivitetet tona si parti dhe neve si kandidat.

Gjithashtu dua të falënderoj miqtë e mi dhe familjen time të shenjtë për mbështetjen e madhe që më ka dhënë në këtë angazhim, si në çdo angazhim tjetër.

Si një qytetare e re dhe e angazhuar në politikë, e ndjej në çdo pore besimin tuaj dhe në çdo pore ndjej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që kam ndaj jush, ndaj Kosovës tonë.

Do të përpiqem që këtë besim ta kthej në angazhim për interesin publik, për përmirësimin e gjendjes së grave, për punësimin e të rinjve, për atdheun tonë të shtrenjtë, Republikën e Kosovës.

Përjetësisht mirënjohëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img