20,10,2025

Deputeti i Nismës optimist për ‘finalen’ e dialogut me Serbinë

Must Read

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, beson se pozita dhe opozita do ta arrijnë një konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se bashkëpunimi i pozitës me opozitën për këtë çështje nuk ka alternativë.
Sherifi ka treguar se Nisma nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje, duke insistuar në arritje të konsensusit.
Sipas tij, vetëm krijimi i një ekipi të unitetit mes subjekteve politike do të ishte adekuat përballë sfidave që e presin Kosovën në këtë fazë të fundit të dialogut.
Sherifi ka theksuar se faza e konsultimeve mes partive politike ende nuk ka përfunduar, duke shprehur besimin në gjetjen e një formule të përbashkët pozitë-opozitë, edhe për platformën dhe formatin e dialogut me Serbinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img