29,04,2024

Deputeti i LDK-së i thotë jo Demarkacionit!

Must Read

Në kohën kur ka nisur presioni i liderëve të vendit ndaj deputetëve që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi, disa prej përfaqësuesve të popullit nuk e kanë ndërmend që të lëvizin nga pozicionet e tyre në lidhje me këtë çështje, shkruan Gazeta Blic.

Deputeti Adem Salihaj edhe njëherë ka rikonfirmuar tashmë qëndrimin e tij të njohur publik për Demarkacionin.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se nuk do ta votoj këtë marrëveshje.

“ Nëse ju duhet përgjigja po ose jo, unë nuk e votoj”, tha Salihaj.

Ndërkaq, deputeti tjetër nga kjo parti, Blerim Grainca tha se janë në pritje të punës së Komisionit Qeveritar për matjen e territorit, dhe deri atëherë nuk do të deklarohet publikisht se si do të votojë për marrëveshjen për demarkacionin.

“Ne nuk e dimë njëherë, komisioni është duke e bërë matjen, nuk mundemi me hamendësuar për çështje serioze pa i parë rezultatet e saj, është herët nuk mundem me deklarua ndonjë gjë”, i tha ai Gazetës Blic.

Ndryshe, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që në fillim të muajit mars do të riprocedoj në Kuvend këtë marrëveshje.

Në anën tjetër, i pari i shtetit, Hashim Thaçi edhe sot u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë demarkacionin, që sipas tij është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave.

”Kosova duhet ta përfundojë Demarkacionin dhe BE pastaj do ta përfundojë cështjen e liberalizimit të vizave. Sfida e vetme mbetet kjo”, tha ai, raporton Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img