09,05,2024

Deputeti Elmi Reçica, zhvilloi një takim me homologun e tij belg në Bruksel

Must Read

Deputeti Reçica, gjendet në Bruksel ku po merr pjesë në kuadër të punimeve të Konferencës ndër-parlamentare të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel, përkatësisht nga njësia e veprimit të para-anëtarësimit në BE, ai po shfrytëzon rastin të takoj personalitete të ndryshme, me këtë rast sot takoi me homologun e tij belg z. Van Der Maelen, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet vendeve tona.

 

Para fillimit të punimeve të Konferencës ndër-parlamentare të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel, përkatësisht nga njësia e veprimit të para-anëtarësimit në BE, pata rastin të takohem me homologun tim belg z. Van Der Maelen, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet vendeve tona.

Nga ana tjetër, z. Maelen, shprehu gatishmërinë e tij për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave midis komisioneve tona, në mbështetjen e procesit të agjendës së integrimeve evropiane, biseduam rreth organizimit të Samitit të Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve evropiane që do të mbahet në Prishtinë, e ftova homologun tim për një vizitë në Prishtinë.

Në kuadër të këtij takimi tejet frytdhënës, homologun tim e njoftova për punën e Kuvendit të Kosovës dhe promovimin e njohjen e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, përcaktimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, orientimin tonë të palëkundur drejt integrimit evropian, si dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Në fund, e falenderova z. Maelen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës nëpër periudha të ndryshme si në atë të shtet formimit dhe të zhvillimit ekonomik.image-0-02-05-73090cfaa31e15e55d53ace789a9378656e856ad8d91769879ece94576bb3f90-V image-0-02-05-8934e986d9b4651fb8523df577e8bea40f96adb4a73d975a517ca0dd51d42185-V image-0-02-05-571624035b28a8c913b12def1e79d156dd35cfb124d971e6bf44426be7846cd1-V image-0-02-05-6b840d579539b399aac9212aba9102c20413dc1f9cfa60e38e94373db4b242af-V

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img