Deputeti Reçica, gjendet në Bruksel ku po merr pjesë në kuadër të punimeve të Konferencës ndër-parlamentare të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel, përkatësisht nga njësia e veprimit të para-anëtarësimit në BE, ai po shfrytëzon rastin të takoj personalitete të ndryshme, me këtë rast sot takoi me homologun e tij belg z. Van Der Maelen, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet vendeve tona.
Para fillimit të punimeve të Konferencës ndër-parlamentare të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel, përkatësisht nga njësia e veprimit të para-anëtarësimit në BE, pata rastin të takohem me homologun tim belg z. Van Der Maelen, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet vendeve tona.
Nga ana tjetër, z. Maelen, shprehu gatishmërinë e tij për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave midis komisioneve tona, në mbështetjen e procesit të agjendës së integrimeve evropiane, biseduam rreth organizimit të Samitit të Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve evropiane që do të mbahet në Prishtinë, e ftova homologun tim për një vizitë në Prishtinë.
Në kuadër të këtij takimi tejet frytdhënës, homologun tim e njoftova për punën e Kuvendit të Kosovës dhe promovimin e njohjen e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, përcaktimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, orientimin tonë të palëkundur drejt integrimit evropian, si dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Në fund, e falenderova z. Maelen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës nëpër periudha të ndryshme si në atë të shtet formimit dhe të zhvillimit ekonomik.