08,05,2024

Deputeti Elmi Reçica po merr pjesë në një konferencë të Parlamentit Evropian në Bruksel

Must Read

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në konferencën dy-ditore në Bruksel të organizuar nga Parlamenti Evropian, me këtë rast deputeti Reçica njofton për rëndësinë e takimeve të shumta që po realizojnë në kuadër të kësaj konference për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe institucioneve evropiane, si dhe për përafrimin e agjendës evropiane të Kosovës.

“Në Parlamentin Evropian në Bruksel, bashkë me delegacionin e Kuvendit të Kosovës jemi të pranishëm në cilësinë e anëtarëve të Parlamentit të Vendeve të Para-Anëtarësimit, në kuadër të mbajtjes së Konferencës Ndër-Parlamentare, me temë: “Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Rajonin e Vendeve në Zgjerim dhe Politika Rajonale e BE-së”, e organizuar nga PE, përkatësisht nga njësia e veprimit të para-anëtarësimit në bashkëpunim me komisionin për punë të jashtme (AFET), komisionin për zhvillim rajonal (REGI) dhe komisionin e rajoneve.

Në hapje të punimeve të kësaj konference dy-ditore, z. Johannes Hahn, Komisioner Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, ka mbajtur fjalimin kryesor, sesionet e konferenës i drejtoi, z. Alojz Peterle, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, gjithashtu pati të tjerë europarlamentarë që mbanin sesionet tjera të konferencës si dhe anëtarë dhe drejtues të tjerë të komisioneve të Parlamentit Evropian.

Në këtë konferencë po diskutohet për procesin deri te anëtarësimi, masat e përbashkëta që duhet të ndërmarrim, për forcimin e kapaciteteve tona institucionale, integrimin e tërë acquis-it si pjesë të legjislacionit të vendit tonë si dhe të zbatimit të çështjeve e kritereve të tjera me rëndësi karshi këtij procesi integrues, partneriteti dhe komunikimi i vazhdueshëm gjithpërfshirës me europarlamentarët, komisionerët dhe drejtuesit e institucioneve evropiane është një ndër instrumentet e nevojshme për të siguruar vazhdimin e mbështetjes në procesin e agjendës sonë evropiane.

Në mbrëmje patëm një darkë pune të organizuar nga z. David McAllister, ish Kryeministër i Saksonisë së Ulët si dhe Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, e ndamë mendimin e përbashkët për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit plotë e të koordinuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së.” shkruan deputeti Reçica./FerizajPress

3 1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img