21,12,2025

Deputati Reçica viziton të lënduarit ferizajas në spitalin e Pejës

Must Read

Deputeti Elmi Reçica së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, kanë vizituar në spitalin e Pejës të lënduarit në aksidentin e sotëm të autobosit në aksin rrugorë Istog-Pejë.

“Së bashku me ministrin e shëndetësisë, z. Uran Ismaili, vizituam në spitalin e Pejës të lënduarit nga aksidenti i trafikut në aksin rrugor Pejë-Istog, i uruam shërim sa më të shpejtë, gjithashtu përgëzuam stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre” ka shkruar Elmi Reçica.

Ndryshe në një njoftim të tij Spitali i Pejës ka konfirmuar se janë duke u trajtuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.
Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 24 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit “thuhet në njoftimin e Spitalit. I njëjti ka sqaruar se spitali tashmë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img