10,09,2025

Dënohet me 25 vjet burg për vrasjen e vëllait të gruas

Must Read

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vjet burg të akuzuarin E.J për vrasjen e vëllait të gruas së tij, në mars të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur publikisht aktgjykimin me të cilin i akuzuari E. J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik burgu në kohëzgjatje prej 25 vjetëve për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari E.J. është fajtor sepse me datën 08.03.2014, rreth orës 20.45 min., në rrugën “Shaip Spahija” (Mëhalla e Muhaxhirëve) në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes të akuzuarit E.J. dhe bashkëshortes së tij M.J., si dhe me vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin B.K., dhe pasi që nuk kishin mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K., ku si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.

Të akuzuarit E.J. i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga dt.08.03.2014 dhe me aktvendim të veçantë të njëjtit, i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, thuhet në një komunikatë për media.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img