11,01,2025

Demolohen zyrat e shoqatës ‘’Hancidap Kosova’’ në Ferizaj

Must Read

Kjo është gjendja e zyrave të shoqatës “Handicap Kosova” brenda Shtëpisë së Bardhë në Ferizaj. E gjithë kjo u shkaktua dje nga një person me të meta psikike i njohur me emrin “Rambo”.

Menaxheri i kësaj shoqate në Ferizaj, Ylber Selmani, thotë se probleme me këtë person kanë që tri javë.

“Vjedhje nuk ka, nuk mund të ankohem, por ka thyerje, devalvim. Në Ferizaj është një person i njohur nga qytetarët si “Rambo”, është i sëmurë psikikisht, ka bërë dëme në qytet dhe nga aty ka ardhë e ka shprehur mllefin këtu dhe dëmi më i madh është bërë tek unë, por edhe tek të tjerët dhe ky nuk është vetëm sot por që 3 javë kemi problem me të”,tha Selmani.

Selmani, fajëson Policinë Rajonale të Ferizajt se nuk po u përgjigjet ftesës kur po kanë probleme të tilla.

 “Kemi kërkuar ndihmën e policisë, por nuk kanë ndërmarrë asgjë, madje ka raste kur i kalojnë afër dhe nuk i bëjnë asgjë, jemi edhe nën presion të qytetarëve pasi që na thonë pse po merremi me të kur ky është person me të meta, por shpresoj të ju ndodh këtyre që e mbrojnë rendin dhe e shohin se çka do të thotë të iu shkaktoj dëm, kur është puna për vendparking pa leje ata veprojnë menjëherë ndërsa kur kemi nevojë për mbrojtje kësisoj ata nuk veprojnë”, theksoi Selmani.

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt toger Agim Gashi, i kontaktuar përmes telefonit i tha Televizionit Tema, se në Policinë e këtushme nuk ka asnjë raportim të ndonjë rasti të tillë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img