Kritika gjithashtu erdhën pasi filluan hetimet e FBI-së në lidhje me Partia Demokratike dhe kandidaten presidencial, Hillary Clinton, ku u publikuan email që potencialisht rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zgjedhjen e saj si presidente e Amerikës.
Të dielën, udhëheqësi i pakicës në Senat, Harry Reid ka shkruar një letër në të cilën ai akuzon Komisioni se “ka ndihmuar” partinë politike në kurriz të të tjerëve. ”
Reid lë të kuptohet se drejtori i FBI-së mund të ketë mbuluar lidhjet e pretenduara të kandidatit republikan Donald Trump me qeverinë ruse, transmeton lajmi.net.
Senatorit nuk i ishte ofruar asnjë provë për këtë kërkesë, dhe të tjerët theksuan se Reid ka tendencë të jetë hiperbolik.
Gjatë zgjedhjeve të 2012-ës ai kishte pohuar rrejshëm se kandidati republikan, Mitt Romney nuk ka paguar taksat.
Sidoqoftë, ndjenja anti-ruse është një strategji kyçe e demokratëve gjatë fushatës së këtij viti dhe liderët por edhe mediat kryesore janë duke përdorur çdo mundësi që të akuzojnë ndonjë kritikët e Clintonit si “spiun rus”, shkruan “Sputnik”.
Mbështetësit e Trumpit thonë se demokratët janë në përpjekje të minimizojnë rëndësinë e emailve të publikuar e që janë në dëme të Clintonit dhe tentojnë ta humbin rrjedhjen e ngjarjes, duke e akuzuar Rusinë për sulme- kibernetike.
E njëjta taktikë ishte përdorur kur “WikiLeaks” publikoi email që i përkasin shefit të fushatës Clintonit, John Podesta. Ndërsa, këto email gjenden në sektorin financiar që përkrahni Clintonin. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e fushatës së Clintonit thonë se këto email duhet të injorohen për shkak të “origjinës se tyre ruse.”
Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange ka përsëritur se qeveria ruse nuk është burimi i këtyre email.
Edhe media ruse “Sputnik” ishte akuzuar se gjoja është duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet në favor të Donald Trump. Në një artikull në “Newsweek” reporteri, Kurt Ajhenvald argumenton se Sputnik kishte dhënë informacione të rreme për fushatën e Trumpit. /Lajmi.net/
.