11,09,2025

Demokracia Studentore : Kryetar, pastro duart para se të mbledhësh bërllogun

Must Read

Ferizaj- 24.05.2016. Organizata Demokracia Studentore sërish sot ka organizuar një aktivitet para Kuvendit Komunal në Ferizaj me të filluar aktiviteti “Ta pastrojmë Kosovën”, por aktiviteti i kësaj organizate ishte më ndryshe.

“Demokracia Studentore ka organizuar një aktivitet në kuadër të “Ditëve të Pastrimit” në Kosovë, drejtuar Kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa që fillimisht t’i pastrojë duart e tij nga zhytja e thellë në klientelë, nepotizëm e vepra të jashtëligjshme të cilat janë duke ndodhur çdo ditë në komunën tonë” ka thënë  kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”  Mexhid Ramusa

“ Kur i referohemi termit “komunës tonë”, të gjithë e dimë që ligjërisht të drejtën ekskluzive ndaj këtij institucioni e ka sovrani, mirëpo ky kryetar arrogant e skandaloz e ka privatizuar komunën dhe e ka bllokuar çdo segment të jetës në qytetin tonë, përveç grupacioneve të tij që i ushqen me projekte e tendere. Ky kryetar është ai i cili i ka gënjyer qindra e qindra të rinj që me ardhjen e tij do tu krijojë vende të reja të punës dhe është po i njëjti i cili sot i dëbon ata nga zyra e tij. Që me ardhjen e tij në pushtet, çdo gjë në Ferizaj ka filluar keq dhe keq po vazhdon edhe sot. Skandalet dhe shkeljet e panumërta po rëndojnë jetën e qytetarit, prandaj ne kërkojmë nga Muharrem Sfarqa që t’i pastrojë duartë e ndyra dhe të bëhet gati që pasi ta marrë ndëshkimin nga vota e qytetarit, me qetësi ta pres edhe ndëshkimin nga ligji.”  tha Ramusa.

e [67051837]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img