23,12,2024

Demarkacioni nuk procedohet këtë javë

Must Read

As në këtë javë nuk do të procedohet për ratifikim në Kuvend Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kjo, për shkak se partnerët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme se si duhet menaxhuar procesin.

Burime të gazetës në Qeveri kanë theksuar të martën të mos ketë pasur konsultim paraprak mes partive kryesore në pushtet, në lidhje me qëndrimin e shprehur publikisht nga Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, sipas të cilit marrëveshja do të procedohet gjatë javës, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk votohet në këtë javë”, i ka thënë gazetës një anëtar i Kabinetit qeveritar nga radhët e PDK-së.

“Para procedimit ka nevojë për konsultime politike dhe për konsensus nacional”.

Një tjetër burim ka theksuar se kryeministri Mustafa, i cili drejton LDK-në, është i interesuar që sa më shpejt të vihet për votim demarkacioni, por se për këtë nuk e gëzon mbështetjen e partnerit kryesor në koalicion, PDK-së.

Sipas tij, kryeparlamentari dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbërritur të relaksojë raportet me një pjesë të opozitës.

Prandaj, sipas këtij burimi, ai ka për qëllim që kur të vihet në rend dite demarkacioni të evitojë skenat me gaz lotsjellës, të para në seancat plenare gjatë fundvitit të shkuar dhe në këtë vit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img