11,09,2025

“Demarkacioni e Asociacioni, ikje e qeverisë nga dështimet”

Must Read

Problemin në lidhje me çështjen e demarkacionit me Malin  e Zi, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli po e sheh vetë pozitën ngaqë, sipas tij edhe Mali i zi ka treguar sinjale që janë të gatshëm për ri-diskutim.

Topalli gjithashtu ka theksuar që ka kundërshtime për këtë marrëveshje edhe nga vetë deputetët e pozitës, njofton Klan Kosova.

“Kemi dhënë propozimet tona, që kanë qenë mjaft konstruktive, kemi pasur sinjale nga Mali i Zi që kjo çështje mund të ri-diskutohet. Nuk është opozitë problemi i demarkacionit, është vetë pozita. Sikur të ishin të bindur në marrëveshjen e tyre, ata kanë shumicën në kuvend, ata kanë pasur mundësi në çdo kohë që ta sjellin në kuvend marrëveshjen dhe ta votojnë. Po nuk e kanë bërë se ka kundërshtim të madh të qytetarëve, ka kundërshtim të opozitës dhe ka kundërshtim nga vetë deputetët e pozitës” ka thënë Faton Topalli në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Sa i përket temës së asociacionit Topalli e konsideron këtë çështje të mbyllur, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përderisa këtë temë dhe atë të demarkacionit ai vlerësoi që qeveria po i mban pezull që të fsheh paaftësinë e saj në fushat e tjera.

“Ka një problem tjetër këtu. Kjo qeveri është duke u treguar e paaftë për të zhvilluar ekonominë, për të përmirësuar mirëqenien sociale, zvogëluar papunësinë e varfërinë, andaj ka mbajtur pezull dy tema; demarkacionin dhe asociacionin, për ta fshehur paaftësinë e vet” ka thënë deputeti Topalli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img