04,02,2026

Delegacioni nga dhoma e përfaqësuesve të SHBA’së viziton Kosovën

Must Read

Siç njofton komunikata e ambasadës amerikane, Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, Kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, do ta udhëheq delegacionin. 

Ky delegacion do ta takojë kryeminstrin në largim Isa Mustafën dhe ministrin e Punëve të Jashtme, po ashtu në largim Enver Hoxhaj.

Këto takime po ndodhin pikërisht pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa dje nga Parlamenti.

Mocioni i nisur nga Opozita, konkretisht nga Nisma për Kosovën u përkrah fuqishëm nga Vetëvendosje e AAK.

Ndërkaq fatin e Qeverisë e vendosi partneri i koalicionit PDK, me të cilët LDK bashkëqeverisi tri vjet.Kjo është hera e dytë që koalicioni PDK e LDK prishin marrëveshjen e tyre. Vendi pas rrëzimit të Qeverisë pritet që të shkojë në zgjedhje më 11 qershor/Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img