10,09,2025

Delegacioni i Ferizajt takohet me afaristë të Bursës

Must Read

Një delegacion i komunës së Ferizajt, i kryesuar nga kryetari Muharrem Svarqa, gjatë qëndrimit në Bursa të Turqisë, u prit nga asociacioni i bizneseve RUMELISIAD, brenda të cilit shqiptarët zinin vend prijatar.

RUMELISIAD është një bashkësi e fuqishme e bizneseve, të cilën e përbëjnë 320 afaristë të suksesshëm që punësojnë rreth 50 mijë veta dhe me një eksport prej 1.5 miliard dollarësh.
Në takim kryetari Svarqa i njoftoi përfaqësuesit e kësaj bashkësie me mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Ferizaj dhe në Kosovë.

Një numër afaristësh që kishin investuar në vendet përreth Kosovës, shfaqën interesim për investime.

Me këtë rast u bisedua për takime të përbashkëta në mes afaristëve të Bursës dhe atyre të Ferizajt, me qëllim të bashkëpunimit të bizneseve komplementare.

Pas këtij takimi, delegacioni i Ferizajt vizitoi disa biznese të fuqishme, të udhëhequra nga afaristë me prejardhje shqiptare, ku u bind me cilësinë e prodhimeve të tyre.

Gjatë vizitës në fabrikën INOKSAN, ferizajasit u njoftuan për rrjedhat e afarizmit dhe të prodhimit. Delegacioni i Ferizajt u ndal edhe në fabrikën e përpunimit të tekstilit Yedikardes, të pronarit Ali Yedikardes, gjithashtu me prejardhje ngas Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img