28,04,2024

Delegacioni ferizajas vizitoi shoqëri kulturore, shkolla dhe klube të Bursës

Must Read

Në vazhdim të qëndrimit në Bursa të Turqisë, kryetari i komunës së Feriajt Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorë, vazhdoi takimet me shoqata e klube që bashkojnë sportistë e njerëz të kulturës, kryesisht me prejardhje shqiptare, që jetojnë e veprojnë në Bursa të Turqisë.

Delegacioni ferizajas vizitoi ansamblin “Zafer”, i cili ruan dhe kultivon këngë e valle nga tradita jonë. Pjesëtarët e këtij ansambli organizuan një koncert për nder të delegacionit të Ferizajt. Një pritje u organizua nga kryetari Vehbi Ozturk, në të cilën u bisedua për bashkëpunimin dhe aktivitetet e mundshme të përbashkëta.

Ndërkaq gjatë vizitës në klubin e futbollit të shqiptarëve nga Bursa “Zaferspor”, kryetari i klubit Shaban Sonmez e njoftoi kryetarin Svarqa për arritjet e klubit të tij, i cili aktualisht bën gara në ligën e katërt të Turqisë me synim për të kaluar në një rang më të lartë.

Kryetari i klubit dhe kryetari i Ferizajt u dakorduan për një vizitë të KF Ferizaj në Burs,a me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në sferën e futbollit.

Gjatë ditës së sotme kryetari Svarqa po ashtu vizitoi shkollën fillore “Zafer aticilar ortaokulu”, ku u njoftua nga rektori për të arriturat dhe interesimin e nxënësve të kësaj shkolle për ta vizituar Kosovën dhe komunën e Ferizajt.

Emërtimi “Zafer” domethënë fitore. Këtë emërtim e kanë shumë klube dhe organizata që i bashkojnë qytetarët e Bursës me prejardhje shqiptare, si një shenjë qëndrese ndaj mundësisë së asimilimit.

    

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img