Kultura-Arti

Del nga shtypi dhe romani më i ri i autorit, Shkelzen Marevci, “Dyshimet e një filozofi”, apo i quajtur ndryshe, roman që qetëson mendjet e trazuara.


Publikuar më:


Seen by Shkelzen Marevci at 3:38 MD

Jo rrallë mendjet tona bien thuajse në kolaps të vërtetë. Njeriu mendon dhe nuk dinë se çfarë mendon, duke mos ia gjetur fillin dilemave apo dyshimeve që bluan brenda kokës së tij.

Disa dilema bëhen traumë e vërtetë për njeriun, andaj libri më i ri i autorit, Shkelzen Marevci, “Dyshimet e një filozofi”, trajton dy linja rrëfimore, botën e dy të rinjve në përballje me dilemat sa ekzistenciale po aq empirike në pyetjet më qenësore të filozofisë, të shkencës, të arsyes deri te kulmoret, ekzistenca e Zotit, vdekja, ringjallja.

E mira dhe e keqja. Po! Zoti ua do të mirën krijesave të Tij, por a ekzistojnë dënimet?

Nëse Zoti nuk ka nevojë për ne, pse të ekzistojnë obligimet?

Zoti apo njerëzit janë fajtorë që e keqja ekziston?

Pse mendimet negative shtojnë vuajtjet tona?

Cila dashuri gëzon epitetin më të fortë, madje deri në adhurim, ta duash Zotin apo të zgjedhurin e jetës, prindin, fëmijën, mikun?

Në këtë roman, përpos dramës së dashurisë së Dritonit, “Filozofit” dhe Tinës së përvuajtur, do të ngjetheni nga dhembja e prindërve për krijesat e tyre.

Familja, shkolla, spitali, terapitë jo të lehta, halucinacione të shpeshta drejt një rrëfimi në të cilin do të ngadhënjejë dashuria!

Dashuria për Krijuesin, Familjen, Dijen. Nga dyshimet drejt të vërtetës!

To Top