05,12,2025

Del nga funksioni blloku A3, në këtë orë nisin reduktimet

Must Read

Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 24:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Demokracia.com ka mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi.

Ndalja e punës së bllokut A3 po bëhet për shkak të një rrjedhje dhe pas mesnatës së sotme janë planifikuar edhe reduktime në shumicën e komunave të Kosovës, por kjo po vazhdon të mbahet fshehur nga ana e KEK-ut.

KEK-u ende nuk ka folur mbi këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu betohet si Kryetar i Komunës së Ferizajt për katër vitet e ardhshme

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur sot seancën inauguruese për mandatin e ri katërvjeçar. Në këtë ceremoni morën pjesë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img