20,12,2024

Dekriminalizimi i politikës, vështirë i realizueshëm

Must Read

Ideja e presidentit, Hashim Thaçi, për ta formuar një kod për dekriminalizimin e politikës në Kosovë shihet si e pamundur për t’u realizuar, sado që cilësohet si pozitive. Derisa deputetë nga PDK-ja vlerësojnë se një hap i tillë është i qëlluar, ata të LDK-së konsiderojnë se kjo iniciativë nuk paraqet zgjidhjen e plotë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se presidenti Thaçi fillimisht duhet ta dekriminalizojë veten dhe ish-partinë e tij e më pas skenën tjetër politike. Sipas tyre, dekriminalizimi duhet të ndodhë pas zgjedhjeve të reja dhe vetëm pasi në Kosovës të formohet një qeverisje e re.

Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se propozimi i të parit të shtetit nuk është i konkretizuar. Kjo pasi, sipas tyre, krimet e rënda nuk mund të barazohen me ato më të lehta. E sipas analistëve politikë, propozimi në fjalë është ideal po që se mund të realizohet./Zeri.info/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img