20,11,2024

Deklarohet aktivisti që hodhi gaz lotësjellës në zgjejdhet e VV-së në Ferizaj

Must Read

Të dielën në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, një aktivist i saj ka hedhur gaz lotsjellës gjatë procesit zgjedhor në këtë qendër.

Në emisionin Frontal të T7, ishte i ftuar kryesi i këtij akti Enver Bajrami. Ai tregoi se të martën e mori vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për largim nga kjo parti.

“Prej të dielës kam prit me marr ata një vendim. Nuk më ka kontaktuar askush dhe sot më kanë thirrur administrata dhe më ka treguar se jam përjashtuar”.

Bajrami thotë se arsyeja e një veprimi të tillë është mbrojtja e kauzës së LVV, që sipas tij është fjala e lirë. Mirëpo, ai thotë se ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur atij i është mohuar fjala.

“Nuk e kam gjetë hapësirën për me folë edhe erdha në një moment që hodha gaz. Ata më thanë që nuk bën me folë se jam mysafir. Edhe në 2017 nuk më është dhënë fjala. Në një këshill tjetër zgjedhor më është mohuar e drejta për të folur”.

E në atë kohë Enver Bajrami thotë që është kërcënuar nga Salih Zyba.

“Salih Zyba më ka thënë, mirë që janë këta aktivistë këtu se ndryshe kishim kalu unë e ti” shton tutje Bajrami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img