29,04,2024

Deklaratë e Grave asambleiste të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe AAK-së: Nuk jemi ideuese e as përkrahëse të protestave

Must Read

Gratë asambleiste të Grupit Parlamentar të LDK dhe AAK, nuk janë as ideuese dhe as përkrahëse të protestës së ftuar nga asambleistja Mimozë Pajaziti, e cila padrejtësisht ka bërë ftesën në emër të Grupit të Grave Asambleiste.

Protesta është ftuar nga gratë e Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Ferizaj dhe ka qëllime tërësisht politike.

Kur themi që nuk e përkrahim, po japim edhe arsyet pse.

Së pari, nuk mund ta quajmë fyerje në baza gjinore, përderisa paraprakisht, kryetari ka marrë fyerje nga asambleistja dhe ne ne nuk mund të kërkojmë që ne si gra të fyejmë dhe të mos presim të na kthehet me të njëjtën monedhë nga pala tjetër vetëm sepse është burrë. Në fakt, ne dënojmë çdo provokim apo fyerje qoftë nga burrat apo gratë.

Dhe, e dyta, kryetari i komunës së Ferizajt ka kërkuar falje publike, nga seanca e Kuvendit Komunal të Ferizajt, e cila po transmetohej drejtpërdrejtë, dhe pas kërkim faljes publike nuk ka kuptim asnjë lloj replike e aq më pak proteste, thuhet në komunikatën lëshuar nga Grupi i grave asambleiste nga LDK dhe AAK në Ferizaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img