23,02,2025

Dega e PDK-së në Ferizaj zyrtarizon 8 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Must Read

Forca më e madhe politike në Ferizaj, Partia Demokratike e Kosovës, sot, kur është edhe dita e fundit për prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas konsultave e propozimeve  brenda degës së forcës sonë politike, zyrtarizon kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Janë Bajrush Xhemaili, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku Topalli, Kristina Gashi Bytyçi, Imri Ilazi, Adelina Grainca, Gazmend Bytyçi dhe Lulzim Abazi, emrat e kandidatëve të degës së PDK-së në Ferizaj, për Kuvendin e Republikës, thuhet në njoftimin e PDK-së dega në Ferizaj.

Kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, njëherësh edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast tha se kjo listë e deputetëve nga PDK e Ferizajt, është lista më përfaqësuese, me personalitete të dëshmuara me besimin e qytetarëve, të përkushtuar për Ferizajn e Kosovën dhe të duhurit për ta bërë #rimëkëmbjen e shtetit pas zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

Ferizajasit kanë opsionin më të mirë, më të dëshmuar për përkushtimin ndaj Ferizajt e ferizajasve, janë kandidatët e PDK-së që gjithë veprimtarinë e tyre publike e ndërtuan me besimin e qytetarëve për ta bërë qytetin, shtetin e shoqërinë më të përparuar, më funksionale e më demokratike, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img