21,10,2024

Debat i ashpër në Komunën e Drenasit: Ramiz Lladrovci asamblistit të Nismës, “të ngrehi zhag” [Video]

Must Read

Komuna e Drenasit njihet për debatet e ashpra dhe gjuhën degraduese që përdoret gjatë seancave në Kuvend.
Jo rrallëherë, kemi dëgjuar fjalë nga më të ndryshmet nga vet kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në komunën e Drenasit, Vehbi Berisha gjatë një seance lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore në këtë komunë, ka replikuar në vazhdimësi me kryetarin Ramiz Lladrovci.
E gjithë kjo erdhi pasi Lladrovci, iu kishte drejtuar një asamblisti më shprehjen “mos rrej”.
E për këtë kishte reaguar Berisha.
“Jam i indinjuar me gjuhën e kryetarit, Ramiz Lladrovci ndaj asamblistit. Nuk i thuhet dikujt “mos rrej”, në një vend, i cili është organi më i lartë vendimarrës”, ka thënë Berisha.
Më pastaj, ka replikuar Lladrovci duke e quajtur “hoxhë”, këtë të fundit, shkruan Telegrafi.
“Mos na shit moral, kryeje fjalimin, e di që je hoxhë”, ka thënë Lladrovci. Më pastaj, Berisha ka reaguar duke i thënë Lladrovcit se ka mbaruar masterin në Shkencat e Kimisë.
“Je duke e dhunuar mikrofonin dhe pozitën tënde zyrtare, nuk jam hoxhë”, është shprehur Berisha.
Por debati ka eskaluar kur kryetari Lladrovci i thotë Berishes “të ngrehi zhag”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës…
“Jo, ti nuk e ngreh zhag, as mua e askënd tjetër. Ti e ngreh zhag vetveten,… nuk ka me ta pru ymri me ngreh zhag askënd”, ka vazhduar Berisha.
Ndiqeni videon, e debatit mes Lladrovcit e Berishës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img