17,11,2024

David Philips: Mos harroni, Serbia mbetet armiku juaj

Must Read

Në Kolegjin Universum me studentët Bachelor dhe Master analisiti i shquar amerikan David L Philips, drejtor në Comlumbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times mbajti ligjëratë dhe diskutim për shumë cështje poltike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.
David Philips ka qenë edhe këshiltar i Sekretares Hillary Clinton.

Duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues. Ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Rasti më i njohur është bllokimi i antarësimit së Kosovës në UNESCO.

Në rrafshin e brendshëm ka themeluar struktura private në veri të lumit Ibër. Unë e quaj këtë okupim të territorit. Këto struktura duhet të zhbëhen dhe nuk mund të kenë vend në Kosovën e pavarur dhe sovrane

Analisti Philips rikujtoi se në janar, Beogradi dërgoi në Mitrovicë një tren të dhuruar nga Rusia me mbishkrime nacionaliste më saktësisht me sloganin ‘Kosova është Serbi’. Poashtu duhet të rikujtojmë murin në Mitrovicë i cili u ndërtua nga serbët lokal dhe aty u vendosën foto të Vladimir Putinit. Ky mur më pastaj u rrënua fizikisht por muret psikologjike mbeten ende në këmbë.

Tutje Philips theksoi se Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin se shteteve pro-perëndimore të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fund David Philips nënvizoi se dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishkim i zabtimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjelltë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img