Qyteti Rakka në Siri u lirua kohët e fundit nga grupi terrorist ISIS dhe banorët e këtij qyteti kanë vendosur që të organizojnë martesën e parë, pas dëbimit të Shtetit Islamik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një vajzë që ishte mysafir në dasmë, thotë se popullsia nuk mund të visheshin në këtë mënyrë, kur ata ishin nën administrimin e Shtetit Islamik, sepse ata nuk i lejonin.
“Faleminderit Zotit, tani jemi kthyer në të vjetrën, madje edhe veshja është më e mirë se më parë”, tha ajo.
Thuhet se nën sundimin e ISIS-it, është shkatërruar pjesa më e madhe e qytetit dhe madje 270.000 banorë janë zhvendosur nga luftimet.
Madje, në disa pjesë të qytetit ende nuk janë kthyer banorët, përkatësisht nuk janë të banueshme, pasi që luftëtarët e ISIS kanë lënë pas një numër të madh të bombave të pashpërthyera.
Megjithatë, kjo frikë nuk i pengonte dy familje të bënin një martesë, e cila u zhvillua më 27 tetor.
Pjesëmarrësit e dasmës, siç thuhet më tej, ishin jashtëzakonisht të lumtur: vallëzonin, këndonin dhe shijonin ushqim dhe pije të mirë.
Kjo ishte dhe një mundësi e tyre për tu takuar, pasi ISIS e kishte ndaluar muzikën dhe vallet në territorin e vet dhe vendosi kodin e rreptë të veshjes.
Gjithashtu ishte e ndaluar që burrat dhe gratë të rrinin bashkë.
Derisa dhëndri ishte veshur me rroba tradicionale, nusja kishte veshur një fustan të bardhë.