Dardanët njoftojnë shitjen e të gjitha biletave për sfidën ndaj Sllovakisë

Share

Interesimi i madh i tifozëve ka bërë që biletat për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë të shiten plotësisht. Lajmin e ka bërë të ditur tifogrupi i kombëtares, Dardanët, përmes një njoftimi drejtuar tifozëve.

Sipas Dardanëve, tashmë është përmbyllur lista e emrave të tifozëve që kanë rezervuar biletë për sfidën e 26 marsit, nga numri i biletave që u janë garantuar për tribunat mysafire.

Dardanët kanë bërë të ditur se nga sot nuk do të shqyrtohet më asnjë kërkesë e re për bileta, duke kërkuar mirëkuptimin e tifozëve për shkak të interesimit shumë të madh për këtë përballje.

Të ngjashme: