11,01,2025

Dardan Molliqaj belbëzon për aferën e jahtit: I quan miqtë e Shpend Ahmetit zhvatës

Must Read

Molliqaj ka folur në RTV 21, pasi Ahmeti disa orë para tij në RTK ka pranuar për herë të parë që ishte mysafir në një jaht në Budvë, Mal të Zi, me biznesmenin Blerim Devolli.

Sekretari i VV’së ka thënë se Ahmeti në Budvë ka takuar disa prej miqve të tij. “Është ftuar për një pije”, ka thënë ai.

“Sa i përket kompanisë Devolli… mendoj që e ka zhvatur shumë Kosovën. Por nuk do të mund ta zhvaste Devolli pa qenë PDK e LDK në pushtet. Këta ia kanë ndihmuar, janë argatët e saj…”, është shprehur Molliqaj.

“Ata nuk kanë shans ta kapin Vetëvendosjen, as ta korruptojnë Vetëvendosjen, e as kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti”, ka thënë Molliqaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img