Lajme

Danas: EULEX-i heton krimet e UÇK-së në nëntë shtete

By FerizajPress

April 16, 2016

Ekipi special hetues i EULEX-it momentalisht është duke zhvilluar hetime për krimet e dyshuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nëntë shtete – Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Greqi, Turqi dhe Izrael, raporton gazeta e përditshme serbe “Danas”.

Sipas kësaj gazete, me krimet që po hetohen do të merret Gjykata Speciale që duhet të krijohet deri në fund të vitit në Hagë, përcjell Koha Ditore.

Duke u bazuar në burime diplomatike, “Danas” shkruan se në secilin prej këtyre shteteve gjenden persona që “kanë rënë” për shkak të krimit të organizuar, por tani janë të gatshëm të dëshmojnë për krimet e pretenduara të UÇK-së, që thuhet se janë kryer gjatë kohës së luftës.