19,12,2024

Dalja nga burgu e nipit të Hoxhës dhe dedikimi i Rezartës irriton qytetarët

Must Read

Ditën e djeshme ka dalë nga burgu nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, i cili në korrik të vitit 2017 u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Ndonëse i kishte mbetur edhe një vit e muaj burg, ai u liruar me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me persona të inkriminuar.

Ermal Hoxha ishte arrestuar në vitin 2015 sëbashku me 10 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 kolumbianë, pasi policia zbuloi një laborator droge, i pari i atij lloji në vendin tonë.

Lirimi i nipit të Hoxhës është njoftuar së pari nga bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta, e cila ka shpërndarë një video në Instagram.

Krah videos së Ermalit me vajzën e tyre, Rezarta shkruan:

Familja ime e vockel u bashkua🙏🏻
Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja❤”

Por, ky lirim i tij parakohe ka irrituar jo pak qytetarë, pasi sipas tyre drejtësia funksionon me dy standarde për njerëzit e thjeshtë dhe për “të famshmit”.

Madje disa prej skeptikëve dhe të irrituarve i kanë komentuar edhe Rezartës në postimin e saj për lirimin e bashkëshortit, por sipas tyre ajo i ka fshirë komentet e tilla dhe u ka dhënë bllok.

Një prej qytetarëve shprehet:

Përshëndetje JOQ! Shihni se si Rezarta Shkurta fshin komentet dhe të bën bllok.
Unë i shkruajta:
“Drejtësia Shqiptare ka dështuar! Si mundet që kapoja i trafikimit të drogës dënohet fillimisht me 10 vite burg, pastaj ja ulin dhe bëjnë 6 vite e 8 muja, pastaj pa plotësuar akoma vitet ai del duke plotësuar 3 vite e 6 muaj. Pse nuk del asnjë gazetar të flasi për këtë çësthje? Mos e fshini komentin sepse ekziston edhe screensooti.”


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img