16,01,2025

Daçiq pas vizitës në SHBA: Administrata e Trump ka parasysh interesat e Serbisë

Must Read

Ai ka thënë se të dy superfuqitë janë gjithashtu të gatshme që ta pranojnë një marrëveshje të arritur mes të dyja vendeve ballkanike, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.

Këto deklarata Daçiq i ka bërë pas takimeve me zyrtarë amerikanë në Washington, ku ka shtuar se administrata aktuale në SHBA i ka parasysh interesat e Serbisë.

“Situata ka ndryshuar shumë pas arritjes së administratës së re dhe këtë më ka thënë këshilltari për Siguri Kombëtare. Në të gjitha dekadat e kaluara politika e jashtme e SHBA bazohej në një autopilot, por që tash gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë Daçiq.

“Për herë të parë pas arritjes së Donald Trump si president dhe veçanërisht  pas emërimit të Wess Mitchel si ndihmëssekretarit i Shtetit të SHBA për Euro-Azi. Afrimi i tyre është ai që ata duan ta dëgjojnë, një afrim kreativ, jo i bazuar në autopilot, por që afrim që përkrah gjetjen e kompromisit. Kjo është shumë me rëndësi sepse i hap rrugë dialogut dhe ky është mesazh i qartë për Prishtinën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U sulmua fizikisht, Policia trajton rastin “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” në Ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast në Ferizaj të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img