28,11,2025

Daçiq në Karaibe tenton t’i bind vendet e ndryshme se Kosova ende i takon Serbisë

Must Read

“Të gjitha këto takime kanë qenë shumë të suksesshme, kemi biseduar hapur dhe nga shumica e këtyre vende kemi marrë mbështetjen e qëndrimeve tona kur bëhet fjalë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, ky takim dhe kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për shkak se Serbisë do t’i bjerë përsëri të mbrojë integritetin territorial duke pasur parasysh faktin se Kosova ka deklaruar se do të riaktivizojë aplikimin e saj për anëtarësimin në UNESCO.

Daçiq ka theksuar se për këtë çështje Kosova nuk ka mbështetje edhe nga një numër i vendeve të cilët e kanë njohur.

“E gjithë kjo për ne është shumë e rëndësishme, është e rëndësishme që ata të gjithë të shohin se kemi një interes të veçantë në këtë temë dhe kemi ndikuar që këto vende të ndryshojnë qëndrimin e tyre kur bëhet fjalë për Kosovën”, është shprehur ai./Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img