27,11,2024

Daçiq i rrëfehet Uashingtonit për “aktet e pamatura” të Kosovës ndaj serbëve

Must Read
Ivica Daçiq

Daçiq i cili ndodhet në Uashington i ftuar për Lutjet e Mëngjesit, i ka shprehur shqetësimin administratës amerikane për presionin dhe gjendjen e krijuar nga Kosova, shkruan B92.

“Ne u takuakam me administratën amerikane dhe e informuam për gjithë këtë situatë. Tani ajo që dëshirojmë është të krijojmë kontakt sa më parë me administratën e re amerikane dhe të flasim në mënyrë serioze mbi të ardhmen e gjithë rajonit”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net.

Daçiq i cili mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë për RTS-së se ka biseduar me kongresistë dhe senatorë mbi marrëdhëniet midis Serbisë e SHBA-së, por edhe për gjendjen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm serb theksoi, se interesi i Serbisë është të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, më tutje tha se shpreson se administrata e re amerikane do të tregojë mirëkuptim dhe të mos jetë si ajo e më hershmja. /Lajmi.net/

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img