11,09,2025

Çmimi Gursel Syejmani ju nda Suad Ramës

Must Read

Në galerinë e arteve në Ferizaj, sonte u hap ekspozita kolektive kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ekspozitën në fjale e ka vlerësuar tejet lart edhe udhëheqësi i Galerisë së arteve Skender Bedriu.

Ndërsa hapjen zyrtare të kësaj ekspozite e bëri drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati. Ai me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në prag të shënimit të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ndarja e çmimit Gursel Sylejmani tashmë është bërë tradicional që 9 vite me radhe.

Ndërkaq, Pranvera Sylejmani e bija e dëshmorit Gursel Sylejmani, ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë te jetë e një niveli të kënaqshëm. Ajo me këtë rast ka falënderuar edhe jurinë profesionale e cila ka bërë përzgjedhjen e 52 artistëve që punimet e tyre ti ekspozojnë në këtë ekspozitë.

Ndërkaq Suad Rama, fitues i çmimit “Gursel Sylejmani”, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.

Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin Fitim Avdyli-grafist Agon Qosa-suklptoe dhe Enver Selimi-piktor.

16729141_1435916856443133_8767437707277265004_n 16711979_1435916876443131_7157686167781948501_n 16649117_1435916866443132_7392496430628161982_n 16729389_1435917026443116_2466036336812472670_n 16729563_1435917036443115_4787340943824156440_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img