16,09,2025

“Çmendet” çmimi i naftës në Kosovë: Sonte arrin në 1,43 euro, pritet të shkojë deri 1,66

Must Read

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe sot.

Në kompanitë e mëdha nafta arrin deri në 1,43 euro për litër, shkruan “Jepi zë”.

E se pritet rritje e madhe çmimi, e thanë edhe nga shoqata e Naftëtarëve në Kosovë.

“Sipas të gjitha gjasave do të ketë rritje ekstreme. Dihet që muajin dhjetor organizata prodhuese OPEC ka thënë se në muajin janar do të ketë stabilizim tregu, por kjo nuk është duke ndodhur”, tha Fadil Berjani, kryetar i kësaj shoqate.

Faktor për këtë sipas Berjanit janë lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, pa përjashtuar edhe situata e tensionuar Rusi-Ukrainë.

Shoferët thonë se edhe kjo rritje aktuale është e papërballueshme.

Ndërkaq, “Jepi zë” ka mësuar nga ekspertë të fushës se çmimi i naftës brenda muajit ka mundësi të arrijë deri në 1,66 euro për litër

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img