Pep Guardiola duket se e ka bërë gati listën zyrtare për transferime në Manchester City.
Tekniku spanjoll thuhet se është bërë gati që të bëjë ndryshime rrënjësore në ekipin e Cityt, duke nënshkruar me futbollistë të ri për gati çdo pjesë të ekipit.
Sipas asaj çfarë shkruan “ESPN FC”, Guardiola e dëshiron një portier, dy qendërmbrojtës, dy mbrojtës krahu, një mesfushor qendror, një anësor të shpejtë dhe një sulmues për t’i ndihmuar Sergio Agueros, përcjell Gazeta Blic.
Më konkretisht, trajneri i Bayernit ka sinjalizuar interesimin e tij për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, dhe qendërmbrojtësin John Stones të Evertonit.
Ndërsa klubi raportohet se është i interesuar në portierin Marc-Andre ter-Stegen të Barcelonës, dhe në mesfushorin e Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan.
Kjo pritet të jetë një merkato me të vërtetë e “çmendur” për Pep Guardiolan, pasi tekniku spanjoll po synon të bëjë një revolucion te klubi i tij i ri. /Gazeta Blic/