02,07,2025

“Çmenden” në Serbi: 500 procedura penale kundër Ramush Haradinajt

Must Read
Ramush Haradinaj

Sipas mediave serbe, Petroviq ka kërkuar që të kontrollohen të gjitha procedurat në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë që bien nën juridiksionin e Serbisë që kanë të bëjnë me pjesëtarët e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

“Kontrollohen rreth 500 procedura dhe në disa prej tyre është është gjetur lidhje kundër Haradinajt në aktuakuzën që ka hartuar Prokuroria për krime lufte”, shkuan “Blic”.

Këto të dhëna, kjo prokurori në afat sa më të shkurtër do t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do t’ua procedojë tutje autoriteteve në Francë me dokumentacionin tjetër ekzistues kundër Haradinajt, i cili gjendet në paraburgim në bazë të fletarrestit të Serbisë.

Prokuroria serbe thotë se e ngarkon Haradinajn me 63 vrasje në Dukagjin, pretendime këto që janë hedhur poshtë në dy raste nga Tribunali i Hagës.  /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img