11,09,2025

Çka kërkoi Vuçiq nga Mogherini?

Must Read

Vuçiq tha se në takim me Mogherinin, për herë të parë ai e kërkoi një gjë të tillë në një mënyrë të tillë eksplicite, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Derisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga gjithë spektri politik në Kosovë, siç tha ai, që t’i lënë anash ndasitë politike dhe partiake, për t’i dhënë mbështetje bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në intervistën nga Brukseli, Thaçi tha se rruga e vetme integruese e Kosovës është ajo e dialogut dhe e integrimit e cila nuk duhet të ketë divergjenca politike.  Ai tha se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është në vazhdën e takimeve të tjera, ndërsa u shpreh optimist se ky lloj dialogu do të ketë një fund të kënaqshëm për qytetarët e Kosovës dhe për shtetet mike të saj, SHBA-në por edhe BE-në si ndërmjetësuese e dialogut.Presidenti kosovar edhe kësaj here ftoi të gjitha partitë politike, liderët partiakë, mediet, shoqërinë civile, por edhe ekspertët që të japin kontributin e tyre në këtë proces negociator.“Vetëm nëpërmjet bisedimeve dhe integrimit do të ecim përpara në rrugën e paqes dhe stabilitetit e integrimit. Të gjithë duhet të jemi përgjegjës në detyrat tona…” u shpreh Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img